RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Gaza po përballet me katastrofë epike humanitare

okb:-gaza-po-perballet-me-katastrofe-epike-humanitare

Kreu i Kombeve të Bashkuara deklaroi se Gaza është në mes të një “katastrofe epike humanitare” dhe u bëri thirrje liderëve ndërkombëtarë të mbajnë fokusin e tyre në konflikt.

Antonio Guterres e dha deklaratën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më herët gjatë kësaj të mërkure, shkruan Sky News.

“Populli i Gazës është në mes të një katastrofe epike humanitare para syve të botës dhe ne nuk duhet të shikojmë larg,” theksoi Guterres.

Guterres përmendi gjithashtu fundin e afërt të marrëveshjes së armëpushimit, me bisedimet ende në vazhdim për ta zgjatur atë.

“Negociatat intensive po zhvillohen për të zgjatur armëpushimin – të cilin ne e mirëpresim fuqishëm – por ne besojmë se kemi nevojë për një armëpushim të vërtetë humanitar,” tha ai. /abcnews

Related posts

Papa Leoni: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trumpin, do t’i vazhdoj thirrjet për paqe

Irfan Jahiu

“Nëse dikush hyn në shtëpinë time ai do të qëllohet me armë”- Kamala Harris habit me deklaratën, më pas pendohet: S’duhet ta kisha thënë këtë, por… Çfarë ndodhi gjatë intervistës (VIDEO)

admin

Mucunski: Integrimi në BE, një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme të qeverisë sonë

RTI