RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Gjenden trupat e 87 personave në një varr masiv në Darfur të Sudanit

okb:-gjenden-trupat-e-87-personave-ne-nje-varr-masiv-ne-darfur-te-sudanit

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se në një varr masiv janë gjetur trupat e 87 personave të vrarë nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në rajonin e Darfurit Perëndimor në Sudan, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga OKB-ja thuhet se sipas informacioneve të siguruara nga burime të besueshme të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, popullata lokale në afërsi të qytetit Al-Junaynah (El-Geneina) të Darfurit Perëndimor përfshirë edhe anëtarë të fisit Masalit janë detyruar të varrosin në varrin masiv trupat e 87 personave.

Theksohet se 87 personat në varrin masiv janë vrarë nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në qytetin Al-Junaynah më 13-21 qershor.

Trupat e 37 personave të vrarë janë varrosur më 20 qershor ndërsa 50 trupa tjerë janë varrosur më 21 qershor në varrin masiv me thellësi rreth një metër, ndërkohë që njoftohet se në mesin e të vrarëve ndodhen 7 gra dhe 7 fëmijë.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk i bëri thirrje RSF-së dhe palëve të tjera në konflikt që të lejojnë dhe të lehtësojnë zhvarrosjen e trupave pa bërë diskriminim, përfshirë edhe përkatësinë etnike ashtu siç edhe kërkohet nga ligji ndërkombëtar.

Türk dënoi vrasjen e civilëve dhe theksoi se lidhur me ngjarjen duhet të zhvillohet hetim i shpejtë, gjithëpërfshirës dhe i pavarur dhe se duhet të kërkohet llogari nga përgjegjësit.

Related posts

Turqia zhvillon dronin e ri kamikaz të quajtur “Azab”

admin

OKB: Familjet pa’lestineze në Rripin e Ga’zës nuk kanë ku të shkojnë të sigurt

RTI

Opozita vija të kuqe Vetëvendosjes, përjashtojnë mundësinë e koalicionit me partinë në pushtet

admin