RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqia zhvillon dronin e ri kamikaz të quajtur “Azab”

turqia-zhvillon-dronin-e-ri-kamikaz-te-quajtur-“azab”

Kompania turke e teknologjisë “Robit Technology” ka zhvilluar një dron të ri kamikaz të quajtur “Azab”, i cili arrin një distancë me rreze të gjatë fluturimi, raporton Anadolu.

Platforma me krahë delta, e cila ka një kapacitet të lartë të ngarkesës, i kaloi me sukses të gjitha testet e fluturimit.

Në të ardhmen e afërt është planifikuar të kryhen testet e qitjes së mjetit ajror pa pilot.

“Ne kemi bërë të gjitha testet e fluturimit. Ne kalojmë në testet e municioneve. Ne do të kryejmë teste municioni në muajt e ardhshëm,” tha për Anadolu, Selçuk Fırat, drejtor i departamentit të produkteve në Robit Technology.

Testet e municionit pritet të përfundojnë në fund të shtatorit të këtij viti, tha Fırat.

“Ne jemi gati për prodhim. Do të jemi në gjendje të dorëzojmë porositë e ardhshme”, shtoi ai.

Duke theksuar se lloje të ndryshme të bombave mund të integrohen me dronin Azab, Fırat tha se ai ka dy versione me hapje të krahëve me 2 metra dhe 1,5 metra.

“Azab me një hapje krahësh 2 metra mund të mbajë deri në 15 kilogramë ngarkesë”, tha ai.

Droni-kamikaz ka një rreze komunikimi prej 200 kilometrash dhe shkatërron objektivat me koordinatat GPS.

Related posts

Zelanda e Re i bën thirrje botës të kalojë në veprim për ndalimin e katastrofës në Gaza

rezart morina

Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovë

admin

Lista Serbe kërkon shpallje të zgjedhjeve në veri, thotë se do të marrë pjesë

rezart morina