RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Izraeli nuk ka autoritet ligjor të ndalojë hyrjen e punonjësve humanitarë në Gaza

okb:-izraeli-nuk-ka-autoritet-ligjor-te-ndaloje-hyrjen-e-punonjesve-humanitare-ne-gaza

Raportuesja e posaçme e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në territoret palestineze të pushtuara, Francesca Albanese, deklaroi se Izraeli “nuk ka asnjë autoritet ligjor” për të penguar hyrjen e organizatave humanitare dhe punonjësve të ndihmës në Rripin e Gazës dhe në pjesën tjetër të territoreve palestineze të pushtuara.

Në një deklaratë të publikuar të enjten, Albanese theksoi se “pushtimi është i paligjshëm dhe duhet të marrë fund plotësisht dhe pa kushte”, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2024. Ajo shtoi se shtetet duhet të pezullojnë marrëdhëniet me Izraelin derisa ai të respektojë të drejtën ndërkombëtare, duke e cilësuar këtë si pikënisje për paqen.

Albanese iu referua gjithashtu një deklarate të drejtorit të përgjithshëm të UNRWA-s, Philippe Lazzarini, lidhur me refuzimin e Izraelit për të rinovuar vizën e Olga Cherevko, zëdhënëse e Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në Gaza. Ky vendim, sipas OKB-së, e pengon atë të hyjë në enklavën e rrethuar dhe përbën një tjetër kufizim serioz ndaj punës humanitare. /mesazhi

Related posts

Një vajzë palestineze gjendet e gjallë në morgun e Gazës disa orë pasi u shpall e vdekur

admin

Izraeli pretendon se ka goditur një depo raketash balistike në Iran

RTI

Ambasadori amerikan bën iftar me kolegët: Kosova, ‘kampion’ i lirisë fetare

admin