RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

OKB-ja apel humanitar për 1 miliard dollarë për të prekurit nga tërmetet në Turqi

okb-ja-apel-humanitar-per-1-miliard-dollare-per-te-prekurit-nga-termetet-ne-turqi

OKB-ja ka nisur një apel humanitar prej 1 miliard dollarësh për viktimat në Turqi të prekur nga tërmetet që ndodhën më 6 shkurt, transmeton Anadolu.

“Sot Kombet e Bashkuara po nisin një thirrje humanitare prej 1 miliard dollarësh për popullin e Turqisë që po vuan nga tërmetet më shkatërruese që kanë goditur vendin në një shekull”, ka thënë në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres.

“Mjetet – që mbulojnë një periudhë tremujore – do të ndihmojnë 5,2 milionë njerëz dhe do t’u mundësojnë organizatave të ndihmës të rritin me shpejtësi mbështetjen jetike për përpjekjet e ndihmës të udhëhequra nga qeveria në një numër fushash, duke përfshirë sigurinë ushqimore, mbrojtjen, arsimin, ujin dhe strehimin”, thuhet në deklaratë.

“Turqia është shtëpi e numrit më të madh të refugjatëve në botë dhe ka treguar bujari të madhe për fqinjët e saj sirianë për vite me radhë”, ka theksuar Guterres.

“Tani është koha që bota të mbështesë popullin e Turqisë – ashtu siç kanë qëndruar në solidaritet me të tjerët që kërkojnë ndihmë. Nevojat janë të mëdha, njerëzit po vuajnë dhe nuk ka kohë për të humbur”, ka shtuar ai.

Guterres gjithashtu i ka kërkuar “komunitetit ndërkombëtar të rrisë dhe të financojë plotësisht këtë përpjekje kritike në përgjigje të një prej fatkeqësive më të mëdha natyrore të kohës sonë”.

Related posts

Publikohen nëntë pikat e planit franko-gjerman

admin

Radojqiq nën kërkim ndërkombëtar për sulmin në Banjskë, kompanitë e tij në Serbi marrin tenderë milionësh

RTI

Mustafa vazhdon dëshminë në Speciale

admin