Organizata e Kombeve të Bashkuara që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë rreth një vit më parë në vazhdimësi ka mbledhur të dhëna rreth pasojave të luftës, dëmeve e jetëve të humbura.
OKB-ja ka bërë të ditur se që nga shkurti i vitit të kaluar mbi 18 milionë kalime kufitare janë bërë jashtë Ukrainës, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.
Po ashtu bëhet e ditur se ky numër pasqyron lëvizjet ndërkufitare jashtë vendit dhe jo individët.
Por, rreth 10 milionë njerëz janë kthyer sërish në territorin ukrainas që nga shkurti i vitit të kaluar, sipas raportit të OKB-së.