Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka deklaruar se do të mirëpriste çdo armëpushim në Ukrainë me rastin e kremtimit të Krishtlindjeve Ortodokse.
Ukraina hodhi poshtë më herët njoftimin e presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim 36-orësh të premten dhe të shtunën, duke thënë se nuk do të ketë armëpushim derisa Moska të tërheqë forcat e saj nga territoret e pushtuara.
Lideri rus urdhëroi të enjten armëpushim në Ukrainë, i cili do të zgjasë një ditë e gjysmë (36 orë).
Armëpushimi, njoftoi Kremlini, u urdhërua nga Putini për të shënuar Krishtlindjet, të cilat të krishterët ortodoksë i festojnë të shtunën. /tch