RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB-ja po punon me ShBA-në dhe BE-në për të nxjerrë ushqimin rus në tregje

okb-ja-po-punon-me-shba-ne-dhe-be-ne-per-te-nxjerre-ushqimin-rus-ne-tregje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka thënë se Kombet e Bashkuara po punojnë me ShBA-në dhe Bashkimin Evropian për të kapërcyer pengesat që ushqimet ruse të arrijnë në tregjet botërore.

Duke folur në një konferencë për media në Stambolli, Guterres tha se sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja e rënë dakord në Turqi muajin e kaluar për të rifilluar eksportet e grurit të Ukrainës të ndërprera që nga pushtimi i Rusisë në shkurt, më shumë se 650 mijë ton drithë dhe ushqime të tjera tashmë po eksportoheshin.

“Pjesa tjetër e kësaj marrëveshjeje është qasja e papenguar në tregjet globale të ushqimeve ruse, të cilat nuk janë subjekt i sanksioneve”, tha ai.

Guterres tha se ato vende që vendosën sanksione ndaj Rusisë, e kishin bërë të qartë se masat nuk zbatoheshin për ushqim, por shtoi se megjithatë kishte një “efekt ftohës” mbi eksportet, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Ka një numër të caktuar pengesash dhe vështirësish që duhet të kapërcehen në lidhje me transportin në sigurime dhe financa. Marrja e më shumë ushqimeve nga Ukraina dhe Rusia është thelbësore për të qetësuar më tej tregjet e mallrave dhe çmime më të ulëta për konsumatorët”, shtoi tutje ai.

Related posts

Balta e përmbytjeve pushton të mbijetuarit e tërmetit në Turqi në kampet e tendave e konteinerëve

rezart morina

Alarm në Budapest, sorrat sulmojnë njerëzit dhe qentë

admin

Kurti merr telefonatë në tre të mëngjesit nga SHBA-ja pas marrëveshjes për targat

admin