RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB-ja raporton gati 50 sulme të pushtuesve izraelitë në Bregun Perëndimor brenda një jave

okb-ja-raporton-gati-50-sulme-te-pushtuesve-izraelite-ne-bregun-perendimor-brenda-nje-jave

OKB-ja raportoi sot të paktën 49 sulme të paligjshme të kolonëve pushtues izraelitë në gjithë Bregun Perëndimor brenda një jave të vetme, transmeton Anadolu.

Duke cituar Zyrën për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha gjatë një konference për shtyp se midis 12 dhe 18 majit, sulmet e kolonëve izraelitë “shkaktuan viktima ose dëme, përfshirë rritjen e sulmeve me zjarrvënie ndaj shtëpive, tokave bujqësore, automjeteve dhe një xhamie”.

“Me këtë, mbi 870 sulme të kolonëve në më shumë se 220 komunitete kanë shkaktuar viktima ose dëme materiale vetëm gjatë këtij viti”, tha ai.

Dujarric komentoi gjithashtu një vendim të Gjykatës së Lartë izraelite që prek organizatat ndërkombëtare joqeveritare që veprojnë në Territoret e Pushtuara Palestineze, duke theksuar se “OJQ-të ndërkombëtare janë të domosdoshme për operacionet e përgjithshme humanitare në Territoret e Pushtuara Palestineze” dhe se “puna e tyre duhet dhe ka nevojë të lehtësohet”.

Ai tha se punonjësit humanitarë vazhdojnë të ofrojnë ndihmë në Gaza “pavarësisht pengesave” për të cilat janë informuar pothuajse çdo ditë, duke paralajmëruar se “furnizimet thelbësore duhet të lejohen urgjentisht të hyjnë në Gaza për të shmangur rrezikun e kolapsit të pajisjeve”.

Related posts

Rritet në mbi 40.400 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

admin

Kurti tregon se kur do të ndahet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

Irfan Jahiu

I dërguari palestinez në OKB: Izraeli nuk ka “asnjë të drejtë” të pengojë namazin

Muhamet Ramadani