RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB-ja raporton gati 95.000 raste të kequshqyerjes së fëmijëve në Rripin e Gazës në vitin 2025

okb-ja-raporton-gati-95.000-raste-te-kequshqyerjes-se-femijeve-ne-rripin-e-gazes-ne-vitin-2025

Kombet e Bashkuara paralajmëruan se kequshqyerja te fëmijët në Rripin e Gazës ka arritur nivele alarmante, me pothuajse 95.000 raste të identifikuara në vitin 2025, ndërsa kushtet e ashpra të dimrit po dëmtojnë përparimin e brishtë në aspektin e kushteve humanitare, transmeton Anadolu.

Duke cituar Zyrën për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha në një konferencë për media se “situata humanitare në Rripin e Gazës mbetet tejet e rëndë, ndërsa kushtet e ashpra të motit po rrezikojnë progresin e arritur nga reagimi humanitar”.

Dujarric raportoi se agjencitë që udhëheqin reagimin në fushën e ushqyerjes vazhdojnë të identifikojnë një numër të madh fëmijësh që kanë nevojë urgjente për ndihmë.

“Ndërkohë, partnerët tanë humanitarë që merren me trajtimin e kequshqyerjes raportojnë se muajin e kaluar kanë kontrolluar mbi 76.000 fëmijë dhe kanë identifikuar rreth 4.900 raste të kequshqyerjes akute, përfshirë më shumë se 820 raste të kequshqyerjes akute të rëndë”, tha ai.

Ai shtoi më tej se “kjo e çon numrin total të rasteve të kequshqyerjes akute të identifikuara në vitin 2025 në pothuajse 95.000”.

Related posts

Turma të mëdha protestojnë në Londër kundër aparteidit izraelit

admin

Papa bën thirrje për ndalimin e dhunës në Sudan – VIDEO

Muhamet Ramadani

Dhuka: Shqipëria duhet të përgatitet me një numër reformash që ka në zemër standardin evropian

Muhamet Ramadani