RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB-ja reagon ndaj arrestimit të personave që protestojnë kundër shpalljes së mobilizimit në Rusi

okb-ja-reagon-ndaj-arrestimit-te-personave-qe-protestojne-kunder-shpalljes-se-mobilizimit-ne-rusi

Kombet e Bashkuara (OKB) reaguan ndaj arrestimit të personave që kanë protestuar kundër shpalljes së mobilizimit nga qeveria në Rusi, mobilizim i shpallur për të ofruar ndihmë ushtarake në luftën kundër Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani, në një konferencë javore për shtyp në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, vlerësoi zhvillimet lidhur me protestat në Rusi që vazhdojnë javën e fundit kundër mobilizimit.

Shamdasani deklaroi se që nga fillimi i protestave më 21 shtator e deri më tani janë arrestuar 2.377 protestues dhe se numri i vërtetë i personave të arrestuar është i papërcaktuar.

Edhe në Republikën Autonome të Dagestanit protestat kanë vazhduar në 3 ditët e fundit, tha Shamdasani, duke shtuar se dhjetëra persona janë arrestuar si pasojë e konflikteve mes protestuesve dhe policisë në Makhachkala, kryeqytetin e Dagestanit.

Më tej Shamdasani vuri në dukje se protestat paqësore dhe liria e shprehjes janë të drejta të njeriut dhe u bëri thirrje autoriteteve për lirimin sa më parë të protestuesve që janë arrestuar në mënyrë arbitrare.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 21 shtator shpalli mobilizim të pjesshëm për të ofruar ndihmë ushtarake në luftën kundër Ukrainës.

Related posts

Presidentja Osmani udhëtoi zyrtarisht për takime në Vatikan dhe Itali

admin

Siria Lindore: arabët aty, të lehtësuar pas çlirimit nga zgjedha kurde

Irfan Jahiu

Turizmi masiv, Barcelona synon të ndalojë shtëpitë me qira

admin