RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Mbi 1 milion njerëz në Gaza përballen me pasigurinë ekstreme ushqimore

okb:-mbi-1-milion-njerez-ne-gaza-perballen-me-pasigurine-ekstreme-ushqimore

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) raportoi se 1.1 milion njerëz janë të ekspozuar ndaj pasigurisë ekstreme ushqimore në Gaza, ku Izraeli pengoi hyrjen e ndihmave duke i detyruar ata të mbeten të uritur dhe të etur, transmeton Anadolu.

Izraeli që nga 7 tetori 2023 ka vazhduar sulmet ajrore, tokësore dhe detare në Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth 2.3 milionë palestinezë. Për shkak të sulmeve janë vrarë 32.490 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe janë plagosur 74.889 palestinezë.

1.9 milionë palestinezë në Gaza u zhvendosën për shkak të sulmeve ajrore, tokësore dhe detare. Për shkak të vështirësive të shkaktuara nga Izraeli, nuk mund të dërgohet ndihma e mjaftueshme në rajon.

Palestinezët nga njëra anë po luftojnë me sulmet izraelite dhe nga ana tjetër, me urinë që thellohet çdo ditë. Raportohet se palestinezët, veçanërisht ata që jetojnë në veri të Gazës, detyrohen të konsumojnë ushqim për kafshët duke e bluar atë, sepse nuk mund të gjejnë miell.

Në postimin e bërë në llogarinë e OCHA-Palestine në rrjetet sociale X, tërhoqi vëmendjen uria në Gaza. OCHA thekson se nuk ka alternativë për shpërndarjen e ndihmave përmes tokës për të shpëtuar jetë, veçanërisht në veri.

“Pengesat e aksesit (nga Izraeli) vazhdon dhe koha po mbaron. Më shumë se 1.1 milion njerëz në Gaza përballen me pasiguri ekstreme ushqimore”, thuhet në postim.

Related posts

BE-ja do të sigurojë mbi 300 miliardë euro për bujqësinë

admin

Zyrtarët pro-rusë në 3 rajone të Ukrainës pretendojnë fitore në referendum

admin

OBI dënon sulmin në Bregun Perëndimor ku ushtarët izraelitë vranë 4 palestinezë – VIDEO

admin