RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Mbi 140 ekzekutime në Iran në 2023

okb:-mbi-140-ekzekutime-ne-iran-ne-2023

Deri më tani, Irani ka ekzekutuar 143 persona në 2023, sipas një vëzhguesi të OKB-së.

“Ata u dënuan të gjithë në gjyqe jashtëzakonisht të padrejta”, tha të hënën në Gjenevë, Javaid Rehman, raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Iran.

“Vitin e kaluar u kryen të paktën 500 dënime me vdekje”, tha Rehman ne Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Gjatë protestave të fundit, u vranë të paktën 527 persona”, sipas ekspertëve.

“Protestuesit u rrahën për vdekje nga forcat e sigurisë”, thanë ata.

Protestat kundër regjimit shtypës kanë shkaktuar një nga krizat më të rënda një nga krizat më serioze për lidershipin politik të Iranit, për dekada.

Shkaku ishte vdekja e gruas kurde iraniane Jina “Mahsa” Amini shtatorin e kaluar.

Ajo vdiq në paraburgim pasi u arrestua nga policia e moralit për shkelje të kodeve të veshjes islame.

Sipas Rehman, shkeljet masive të të drejtave të njeriut të kryera nga shteti që nga vdekja e Amini, duke përfshirë vrasjet, torturat dhe përdhunimet mund të konsiderohen krime kundër njerëzimit. /atsh

Related posts

Sarajevë, Erdoğan takohet me Izetbegoviqin

admin

Serwer: SHBA të favorizojë miqtë e saj në Ballkan, Serbia nuk shkëputet nga Rusia

admin

Qeveria në Gaza: 97 gazetarë janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori

admin6