RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Mesatarisht, 63 gra vriten çdo ditë në Gaza

okb:-mesatarisht,-63-gra-vriten-cdo-dite-ne-gaza

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) njoftoi se mesatarisht 63 gra në ditë vriten në sulmet e Izraelit në Gaza, 37 prej të cilave janë nëna që kanë lënë familjet e tyre, transmeton Anadolu.

“Më 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë në Gaza vazhdojnë të vuajnë pasojat e kësaj lufte brutale”, tha UNRWA në postimin e bërë nga X.

UNRWA thekson se të paktën 9 mijë gra janë vranë në sulmet izraelite dhe shumë të tjera kanë mbetur nën rrënoja. “Mesatarisht 63 gra në ditë vriten në sulmet e Izraelit në Gaza, 37 prej të cilave janë nëna që kanë lënë familjet e tyre”, tha agjencia e OKB-së.

Të paktën 30.800 palestinezë janë vrarë që atëherë në Rripin e Gazës dhe rreth 73 mijë të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit të gjerë në enklavën bregdetare.

Related posts

Zgjedhjet në SHBA/ VOA: Kë do të zgjedhë Trumpi për postin e nënpresidentit?

admin

RMV: Petrovska dënon ashpër sulmin në Kosovë, i jep mbështetje KFOR-it

Muhamet Ramadani

Greystones në Irlandë bëhet qyteti i parë në botë që u ndalon celularët fëmijëve në shkolla

Muhamet Ramadani