RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Miliona njerëz në Republikën e Afrikës Qendrore kanë nevojë për ndihmë humanitare

okb:-miliona-njerez-ne-republiken-e-afrikes-qendrore-kane-nevoje-per-ndihme-humanitare

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se situata humanitare në Republikën e Afrikës Qendrore (RAQ) vazhdon të jetë kritike dhe se në vend miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare dhe për mbrojtje, transmeton Anadolu.

Koordinatori i OKB-së për Ndihmën Humanitare në RAQ, Mohamed Ag Ayoya tha se situata në RAQ vazhdon të jetë kritike. “Këtë vit në vend 3.4 milionë njerëz ose 56 për qind e popullatës kanë nevojë për ndihmë humanitare dhe për mbrojtje. Prej tyre 2.4 milionë kanë nevoja të mëdha dhe jetët e tyre janë në rrezik”, tha Ayoya.

Ai theksoi se konfliktet që përsëriten në vend shkaktojnë lëvizje të popullatës dhe rezultojnë me një situatë sigurie të ndryshueshme dhe se 1 në çdo 5 qytetarë të RAQ është zhvendosur brenda vendit ose është strehuar në një vend fqinj.

Koordinatori Ayoya tha se përmbytjet e shënuara vitin e kaluar në vend kanë prekur pothuajse tre herë më shumë persona (rreth 100 mijë) në krahasim me vitet më parë dhe se ato kanë shkaktuar shembjen e mbi 6 mijë shtëpive.

Sipas tij, në vend ka mungesë të investimeve për infrastrukturë të mjaftueshme socio-ekonomike, shërbimet dhe burimet jetike. “Shërbimet bazë nuk janë në përgjithësi të pranishme, gjë e cila përkeqëson kushtet e jetesës. Tre nga pesë afrikanë nuk kanë qasje sanitare dhe ujë të pijshëm. Vetëm 55 për qind e fëmijëve mbarojnë shkollën fillore”, tha Ayoya.

Ai bëri të ditur se nevojat humanitare në vend përkeqësohen më shumë me ndikimin e konfliktit në Sudan. Ayoya njoftoi se 14 mijë sudanezë që kanë mbërritur në RAQ për shkak të konflikteve, krijojnë presion shtesë mbi burimet e kufizuara.

“Vitin e kaluar organizatat e ndihmës humanitare siguruan ndihmë për 1.9 milion njerëz në RAQ. Në 3 muajt e para të 2023 u dërguan ndihma jetë-shpëtuese për 658 mijë persona. Sigurimi i ndihmës për segmentet më të pambrojtura të shoqërisë në RAQ do të vazhdojë të jetë prioriteti ynë”, tha Ayoya.

Më tej ai shtoi se këtë vit synojnë të ndihmojnë 2.4 milionë njerëz të pambrojtur në RAQ.

Related posts

Pesë palestinezë u vranë gjërsa forcat izraelite sulmuan kampin e Bregut Perëndimor

admin

Arrin në 10 numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese 13-katëshe

rezart morina

Peruja paditi me 4.5 miliardë dollarë kompaninë spanjolle për derdhjen e naftës në brigjet e saj

admin