RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Në Gaza nuk ka mbetur asnjë vend i sigurt

okb:-ne-gaza-nuk-ka-mbetur-asnje-vend-i-sigurt

Zv/sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare dhe koordinatori për ndihma emergjente, Martin Griffiths lidhur me sulmin e Izraelit ndaj Rafah tha se mbi 1 milion njerëz këtu po përballen me dhimbje në përmasa të paimagjinueshme, transmeton Anadolu.

Përmes një postimi nga llogaria e tij në median sociale, Griffiths bëri të ditur se shtëpitë e civilëve në Rafah janë shembur, nëpër rrugë janë vendosur mina, janë bombarduar lagjet dhe se prej muajsh janë zhvendosur pavarësisht bombardimeve, urisë dhe sëmundjeve.

“Ku mund të shkojnë? Si mund të jenë të sigurt?”, tha Griffiths duke nënvizuar se “Në Gaza nuk ka mbetur asnjë vend ku të shkohet”. Pasi tërhoqi vëmendjen për nevojën e mbrojtjes së civilëve, Griffiths tha se në të njëjtën kohë duhet të plotësohen shërbimet për strehim, ushqim dhe shëndetësi.

Ai theksoi se mbi 1 milion njerëz në Rafah po përballen me dhimbje në përmasa të paimagjinueshme.

Në një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit ishte njoftuar se “Është e pamundur të arrihet objektivi i luftës pa u shkatërruar 4 batalionet e Hamasit në jug të Gazës”.

Më tej në deklaratë ishte potencuar se Benjamin Netanyahu “i ka dhënë urdhër ushtrisë izraelite dhe agjencisë së sigurisë për largimin e popullatës aty si dhe përgatitjen dhe paraqitjen e një plani të përbashkët ndaj qeverisë për shkatërrimin e batalioneve të Hamasit”.

Related posts

Serbia i “ankohet” përfaqësuesit të OKB: Heqja e sanksioneve ndaj Kosovës, nënkupton pranimin e pasojave të axhendës etno-nacionaliste të Kurtit

admin

Kurti sot mbledh ministrat

admin

A mund të ndalohet përdorimi i TikTok-ut në Kosovë?

admin