RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në shkurt, për herë të parë vaksinohen 12-vjeçaret kundër kancerit të qafës së mitrës

ne-shkurt,-per-here-te-pare-vaksinohen-12-vjecaret-kunder-kancerit-te-qafes-se-mitres

Për herë të parë në Kosovë gjatë muajit shkurt fillon vaksinimi nëpër shkollat fillore për vajzat e klasës së gjashtë kundër kancerit të qafës së mitrës.

Nga Institucionet shëndetësore thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e këtij vaksinimi, me qëllim të parandalimit të kancerit të qafës së mitrës.

Vaksina, Human Papilloma Virusit, është vaksina që mbron vajzat nga kanceri i qafës së mitrës dhe është mburoja kryesore kundër sëmundjeve që parandalon mbi 90 % të kancereve të shkaktuara nga HPV, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë.

Faik Hoti nga ky institucion thotë për Radio Kosovën, se së shpejti gjatë këtij muaji pritët që në shkolla të Kosovës të vaksinohen vajzat e klasave të 6-ta më vaksinën kundër HPV.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet sa i përket vaksinimit të rregullt që pritet të fillojë nga mesi i këtij muaji nëpërmjet shkollave. Janë njoftuar edhe prindërit edhe kujdestaret ligjor ka dhe fushata ndërgjegjësuese për rëndësinë e kësaj vaksine. Kjo vaksinë ka për qëllim primar parandalimin e kancerit të qafës së mitrës të gratë gjegjësisht të femrat që është një patologji mjaftë e shpeshtë”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se në Kosovë në kalendarin e vaksinave, janë shtuar edhe tri vaksina te reja, ku njëra prej tyre është vaksina parandaluese kundër kancerit të qafës së mitrës e që në Kosovë do të filloj gjatë këtij muaji të vaksinohen në shkolla vajzat e moshës 12 vjeçare.

“Vaksina HPV, që ndryshe njihet si vaksina parandaluese e kancerit të qafës së mitrës, nga ky vit do të vaksinohen fëmijët tanë gjegjësisht vajzat e klasës se gjashtë,të vaksinohen dhe ti parandalojnë problematikat të cilat mund të jenë ndonjëherë edhe fatale për pacientet në raste te caktuara”, theksoi ai.

Ndërsa mjeku specialist në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinës, Naim Sveçla, ka thënë për Radio Kosovën se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se shumë shpejt do të fillojnë me vaksinimin nëpër shkolla me vaksinën HPV.

Related posts

Çfarë nënkupton hapja e negociatave me Bashkimin Europian?

admin

Izraeli njofton sulme në Libanin jugor

admin

Erërat e forta, shiu përkeqësojnë vuajtjet e të zhvendosurve në Gaza

rezart morina