RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Në konfliktin izraelito-palestinez këtë vit humbën jetën 170 persona

okb:-ne-konfliktin-izraelito-palestinez-kete-vit-humben-jeten-170-persona

Koordinatori special i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland tha se në konfliktin Palestinë-Izrael gjatë këtij viti kanë humbur jetën 170 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një informim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Wennesland deklaroi se në konflikte deri më tani kanë humbur jetën mbi 150 palestinezë dhe mbi 20 izraelitë.

“Dhuna kundër civilëve e cila rrit pasigurinë dhe minon zgjidhjen paqësore për konfliktin. Unë kam shqetësim për rritjen serioze tek të dy palët”, tha Wennesland.

Ai tha se duhet t’i jepet fund dhunës. Pasi bëri thirrje se të gjithë autorët duhet të japin llogari, Wennesland tërhoqi vëmendjen se është përjetuar humbja më e lartë e jetëve në vitet e fundit.

Wennesland theksoi shqetësimet e tij lidhur me zgjerimin e vendbanimeve të Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të cilat vlerësohen si shkelje e hapur e rezolutave të OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.

“Në vitin 2022 në Zonën C të Bregut Perëndimor janë ndërtuar rreth 4.800 banesa”, tha Wennesland i cili shtoi se numri i njësive të vendbanimeve është trefishuar në krahasim me një vit më parë.

Ai bëri thirrje për ndalimin e përparimit të të gjitha aktiviteteve të Izraelit për vendbanimet dhe ndalimin e shkatërrimit të pronave që u përkasin palestinezëve.

Wennesland gjithashtu u bëri thirrje zyrtarëve në rajon dhe komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrin hapa konkretë për të ndryshuar ecurinë negative në terren dhe që palët të arrijnë zgjidhje reciproke.

Related posts

Zelensky u kërkon udhëheqësve botërorë të konfirmojnë pjesëmarrjen në konferencën për paqen në Ukrainën

RTI

I ngrihet aktakuzë një personi që gjatë luftës vrau, keqtrajtoi, plagosi e dëboi shqiptarë

admin

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Britani

rezart morina