RTV AHIRETI
Lajme

OKB paralajmëron se kolera po përhapet me shpejtësi në të gjithë Sirinë

okb-paralajmeron-se-kolera-po-perhapet-me-shpejtesi-ne-te-gjithe-sirine

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë paralajmëruar se një shpërthim i kolerës po përhapet me shpejtësi në të gjithë Sirinë dhe kanë kërkuar 34.4 milionë dollarë për një plan të reagimit 3-mujor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Paratë nevojiten për të ndihmuar me shërbime shëndetësore mbi 160 mijë njerëz dhe mbi 5 milionë njerëz me ujë, kanalizime dhe asistencë higjienike.

“Mbi 24 mijë raste të dyshuara të kolerës janë raportuar dhe rastet janë konfirmuar në të 14 provincat. Të paktën 80 njerëz kanë vdekur deri më tani”, tha Reena Ghelani në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, zyrtarja humanitare e OKB-së.

Ghelani tha se miliona njerëz përballen me mungesë të madhe të ujit në Al Hasakeh, Al Bab dhe Halep.

“Kriza duket se do të përkeqësohet edhe më shumë. Perspektiva nga tani deri në muajin dhjetor sugjeron një probabilitet të shtuar për reshje nën normalen dhe temperatura mbi normalen. Nëse kjo materializohet, do të përkeqësojë më tej krizën e tashme të tmerrshme të ujit”, tha Ghelani.

Derisa dimri afrohet të paktën dy milionë njerëz në veriperëndim të vendit, që kontrollohet nga rebelët, varen nga ndihma humanitare për të përmbushur nevojat themelore. Shumica janë gra dhe fëmijë që jetojnë në kampe me qasje të kufizuar ose pa qasje në ngrohje, energji elektrike, ujë ose largim të ujërave të zeza.

“Ne jemi vetëm disa javë larg një dimri tjetër në Siri dhe një skenari të njohur me dhimbje që do të shpaloset përsëri së shpejti”, u shpreh Ghelani.

Ajo kërkoi vazhdimin e qasjes ndërkufitare për të ofruar ndihmë humanitare për sirianët në nevojë të madhe.

“Një mos përtëritje e autorizimit për të kryer ndihmë humanitare ndërkufitare në kulmin e dimrit dhe në mes të një reagimi ndaj kolerës mund të ndërpresë qasjen për miliona njerëz në Sirinë veriperëndimore kur ata kanë më shumë nevojë për të “, tha ajo.

Masat e ndërtimit të besimit janë të nevojshme për bashkëpunim

Edhe i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, informoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ai tha se procesi politik ende nuk është dorëzuar për popullin sirian dhe ata vazhdojnë të vuajnë.

“Aktorët kryesor sirianë dhe ndërkombëtar duhet të rindërtojnë besimin e tyre se bashkëpunimi në Siri është i mundur, se pala tjetër është e gatshme dhe e aftë të japë rezultate dhe se Siria mund të mbrohet nga konfliktet e tjera”, tha Pedersen.

Siç tha ai, ky veprim mund të ndërtohet vetëm me veprime konkrete dhe se për t’i shërbyer këtij qëllimi hapat fillestare duhet të jenë të sakta, reciproke, të verifikuara, të zbatohen paralelisht dhe të adresojnë shqetësimet e përditshme të popullit sirian.

Siria është e përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assadit shtypi protestat pro-demokratike.

Sipas OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi 10 milionë të tjerë janë zhvendosur.

Related posts

Myftiu Tërnava po merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar mbi vlerat e përbashkëta njerëzore që po mbahet në Oman

rezart morina

Borrell: Kosova e Serbia janë pajtuar për marrëveshje, tani pritet implementimi

rezart morina

Blinken mbërrin në Turqi për të nisur vizitën rajonale

admin