RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Pushtimi rus i Ukrainës çoi 70 milionë njerëz në mbarë botën drejt urisë

okb:-pushtimi-rus-i-ukraines-coi-70-milione-njerez-ne-mbare-boten-drejt-urise

Një zyrtar i OKB-së ka deklaruar se pushtimi rus i Ukrainës ka çuar 70 milionë njerëz më pranë urisë, për shkak rritjes të çmimit të ushqimeve dhe karburanteve.

Shef i OKB-së për ushqimin ka paralajmëruar se bota po përballet me “një emergjencë globale me përmasa të paprecedenta”.

David Beasley, drejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, tha është tepër shqetësues fakti që 50 milionë njerëz në 45 vende të botës vuajnë nga kequshqyerja, shkruan Skynews.

“Ajo që ishte një valë urie është tani një cunami urie,” tha ai, duke treguar për rritjen e konfliktit, efektet e valëve ekonomike të pandemisë, ndryshimin e klimës, rritjen e çmimeve të karburantit dhe luftën në Ukrainë. /abcnews

Related posts

Presidenti turk shënon 104-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit të Azerbajxhanit

admin

Blinken dhe homologu i tij britanik Lammy vizitë në Ukrainë

admin

Koreja e Veriut shpall fitoren në betejën kundër COVID

admin