RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Rreth 360 mijë palestinezë janë larguar nga Rafah për shkak të sulmeve izraelite

okb:-rreth-360-mije-palestineze-jane-larguar-nga-rafah-per-shkak-te-sulmeve-izraelite

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë njoftuar se rreth 360 mijë palestinezë të shënjestruar nga sulmet izraelite, janë detyruar të largohen nga rajoni Rafah në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), nga llogaria e sa saj në median sociale bëri një deklaratë lidhur me situatën në Rafah dhe në veri të Gazës.

Thuhet se rreth 360 mijë persona janë larguar nga rajoni që nga 6 maji kur Izraeli kërkoi evakuimin e disa rajoneve në Rafah.

Në deklaratën ku vëmendja tërhiqet edhe ndaj sulmeve në veri të Gazës, kryesisht ndaj kampit të refugjatëve Jabalia, thuhet se “Bombardimet dhe urdhrat e tjerë për evakuim në veri të Gazës kanë krijuar më shumë zhvendosje dhe frikë për mijëra familje”.

UNRWA nënvizon se në Gaza nuk ka vend ku mund të shkohet dhe se nuk mund të ndërtohet siguria për sa kohë që nuk vendoset armëpushimi.

Ushtria izraelite në një deklaratë më 6 maj paralajmëroi evakuimin e disa lagjeve në lindje të qytetit Rafah, ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur me detyrim.

Pas kësaj më 7 maj ushtria izraelite filloi sulm tokësor ndaj rajonit Rafah të Gazës dhe njoftoi se kishte pushtuar pikën kufitare me Egjiptin në anën e Gazës.

Më 10 maj Kabineti izraelit i Sigurisë miratoi vendimin lidhur me “zgjerimin e zonës” së sulmeve tokësore në qytetin Rafah.

Related posts

Kosova i ashpërson sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

rezart morina

Ministri suedez i Mbrojtjes: Prioriteti ynë më i madh është anëtarësimi në NATO

rezart morina

Deri tri orë pritje për të hyrë në Kosovë nëpërmjet Dheut të Bardhë

rezart morina