RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKH “Merhamet” ka filluar me projektet e saja dimërore në ndihmë të nevojtarëve

okh-“merhamet”-ka-filluar-me-projektet-e-saja-dimerore-ne-ndihme-te-nevojtareve

Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” ka njoftuar se ka filluar me projektet e saja dimërore me qëllim që të ndihmojë popullatën e cila ka nevojë për ndihmë në këto kushte të vështira dimërore.

“Projektet humanitare dimërore

Për të kontribuar sadopak në përballimin e vështirësive të stinës së dimrit, OKH Merhamet filloi me projektet e saja dimërore.

Kësaj radhe WEFA, me qendër në Gjermani, e mbështeti këtë aktivitet, i cili u realizua në Kumanovë, Likovë, Shkup, Tetovë dhe Gostivar. Qindra familje përfituan nga ky projekt, duke u furnizuar me dru për ngrohje, pako ushqimore, dhe soba me dru për ngrohje dhe gatim. Poashtu u dhuruan edhe veshmbathje dimërore për fëmijë”, qëndron në njoftimin e OKH “Merhamet” në Facebook.

Related posts

Kurti: Do të shkoj në Bruksel të shoh se në çfarë gjendje ndodhemi, si mund të ecim përpara

Muhamet Ramadani

Turqia hedh poshtë pretendimet se Marrëveshja e Përbashkët e Mbrojtjes së Mekës bie ndesh me Nenin 5 të NATO-s

Kushtrim Guraj

Polonia blen 400 tanke nga Koreja e Jugut

admin