RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Olena Kurilo, fotografia e së cilës u bë simbol i luftës Rusi-Ukrainë, kthehet në shtëpi në Kharkiv

olena-kurilo,-fotografia-e-se-ciles-u-be-simbol-i-luftes-rusi-ukraine,-kthehet-ne-shtepi-ne-kharkiv

Olena Kurilo, e cila u fotografua nga Anadolu në fillimin e luftës Rusi-Ukrainë më 24 shkurt të vitit 2022 dhe u bë simbol i konfliktit, pas dy vitesh është kthyer në Kharkiv ku u plagos në një sulm rus.

Në të njëjtin vend ku u kap fotografia në lagjen Chuhuiv në Kharkiv, Kurilo u takua me fotoreporterin e Anadolu-t, Wolfgang Schwan, i cili bëri foton e saj që u kthye në kryefjalë të shtypit ndërkombëtar në ditët e para të luftës.

Në vitin e dytë të luftës, Kurilo për Anadolu tregon për luftën, jetën e saj pas plagosjes dhe për mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.
Kurilo, e plagosur kur një raketë goditi ndërtesën ku ajo jetonte gjatë sulmit ajror rus, tha se nuk dëshiron të qëndrojë jashtë vendit pavarësisht nga kushtet dhe vendosi të kthehet në Ukrainë.

“Nëse nuk do të isha plagosur, nuk do të isha larguar kurrë nga vendi im”, theksoi ukrainasja, duke shtuar se menjëherë ka blerë një biletë për në shtëpi sapo ka përfunduar mjekimin.

Ajo theksoi se iu nënshtrua një operacioni të syve në Poloni dhe në kryeqytetin britanik Londër, por shikimi në syrin e saj të djathtë gradualisht po përkeqësohet.

Pikëpamjet për luftën

Lidhur me vendimin e Ukrainës për tërheqjen e trupave nga qytetit Avditivka në rajonin Donesk, Kurilo tha se ai ishte një vendim i saktë dhe se ata aktualisht janë në mbrojtje, por patjetër do të fitojnë pavarësisht se çfarë ndodh.

Lidhur me ndihmës e SHBA-së për rajonin, Kurilo tha se pritnin “të marrin ndihmë nga SHBA-ja, por fatkeqësisht ajo nuk ndodhi”.

“Evropa është në anën tonë. Shpresojmë që të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë dhe të na jepen armët që të fitojmë. Nëse Rusia do të mbizotëronte kundër nesh, kombi juaj do të ishte i radhës”, tha Kurilo, duke theksuar mungesën e ndihmës së SHBA-së për Ukrainën dhe duke parashikuar rezultatin e mundshëm të një fitoreje nga ish-presidenti, Donald Trump, i cili synon të kandidojë për president në zgjedhjet e ardhshme.

Ajo tregoi skepticizëm në lidhje me gatishmërinë e Trump-it për të ofruar ndihmë.

“Nën një presidencë të Trump-it, pasojat do të shtriheshin shumë përtej kufijve tanë, duke ndikuar në peizazhin global”, shtoi ajo.

Duke shprehur mirënjohje për mbështetjen ndërkombëtare, gruaja ukrainase paralajmëroi se, “Megjithatë, është thelbësore të pranosh se nëse Rusia ia del mbanë në çfarëdo mënyre, pasojat do të shtrihen në pragun tuaj”.

Fotografia simbolike nga Anadolu

Imazhi i Olena Kurilos, i kapur nga fotoreporteri Schwan në Kharkiv të Ukrainës, u kthye në një simbol të konfliktit, duke tërhequr vëmendjen e gjerë nga mediat në mbarë botën.

CNN shënoi fillimin e luftës duke shfaqur fotografinë, ndërsa imazhi zbukuroi edhe faqet e para të gazetave të njohura ndërkombëtare si The Guardian, The Times, The Sun, The Independent dhe Bild.

Fotografia gjithashtu mori një mbulim të gjerë në transmetimet e lajmeve të rrjeteve televizive globale si CNN dhe BBC.

Me titullin “Fytyra e parë e luftës: Portreti intim i mësueses ukrainase, 2022”, fotografia u shit në ankand në Heritage Auctions në SHBA, me të gjitha të ardhurat prej 100 mijë dollarësh të dhuruara për Shoqërinë e Kryqit të Kuq të Ukrainës.

Si mirënjohje për punën e tij, Schwan fitoi çmimin kryesor në kategorinë “tregim historish” në konkursin ‘Siena International Photography Awards 2023’ për serinë e tij të titulluar “Lufta e Ukrainës”.

“Olena Kurilo: Fytyra e luftës së Ukrainës” gjithashtu siguroi një përmendje të nderuar në kategorinë “Dokumentare & Fotogazetari”.

Related posts

Gjermania do të ketë më shumë pleq në vitin 2070

admin

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për operacione gjatë natës

admin

Ministrja Gërvalla thërret konferencë për media

RTI