RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Liderët evropianë vizitojnë Kievin në 2-vjetorin e luftës Rusi-Ukrainë

lideret-evropiane-vizitojne-kievin-ne-2-vjetorin-e-luftes-rusi-ukraine

Katër liderë perëndimorë kanë vizituar Ukrainën për të treguar mbështetje dhe solidaritet ndërsa lufta e saj me Rusinë shënon përvjetorin e dytë, transmeton Anadolu.

Kryeministri belg, Alexander de Croo, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, mbërritën në qytetin Hostomel, 25 kilometra larg Kievit, së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, për të marrë pjesë në një ngjarje speciale të organizuar nga Kievi.

Në një video të publikuar në Telegram, Zelenskyy falënderoi liderët për ndihmën e tyre ndaj Ukrainës.

“Të dashur njerëz të mëdhenj të një vendi të madh, jam jashtëzakonisht krenar për secilin prej jush. Unë e admiroj secilin prej jush. Unë besoj në secilin prej jush. Çdo njeri normal dëshiron që lufta të përfundojë, por askush nga ne nuk do ta lejojë fundin e Ukrainës. Kjo është arsyeja pse kur bëhet fjalë për fundin e luftës, ne gjithmonë shtojmë ‘sipas kushteve tona’ “, tha Zelenskyy.

Ai theksoi se çdo marrëveshje e paqes duhet të jetë e drejtë dhe për këtë “në të ardhmen, fjala e pavarur do të shfaqet gjithmonë krahas fjalës Ukrainë”.

“Kjo është ajo për të cilën ne luftojmë. Dhe ne do të triumfojmë. Në ditën më të madhe të jetës sonë. Falënderoj të gjithë ushtarët tanë, njerëzit tanë dhe këdo në mbarë botën që qëndron me ne dhe të vërtetën”, tha Zelenskyy.

Rusia nisi “operacionin special ushtarak” në Ukrainë pikërisht dy vjet më parë, më 24 shkurt të vitit 2022.

Zyrtarët rusë thanë se janë të gatshëm të fillojnë bisedimet e paqes me Ukrainën, megjithatë vetë-ndalimi i kontakteve të Kievit me Moskën e ka penguar fillimin e tyre.

Related posts

Kearns i reagon SHBA-së pas kritikave drejtuar Kosovës: Ku është ekuilibri

admin

BM – Qeveria miraton ndërtimin e centralit të ri bërthamor “Sizewell C”

admin

Stano: Kosova dhe Serbia nuk do përparojnë drejt BE-së, nëse s’i zbatojnë marrëveshjet

admin6