RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Omani dënon vendimin e Kolumbisë për të njohur “sovranitetin e Izraelit” mbi Lartësitë e Golanit në Siri

omani-denon-vendimin-e-kolumbise-per-te-njohur-“sovranitetin-e-izraelit”-mbi-lartesite-e-golanit-ne-siri

Omani dënoi sot vendimin e Kolumbisë për të njohur “sovranitetin e Izraelit” mbi Lartësitë e pushtuara siriane të Golanit, duke e quajtur atë shkelje të ligjit ndërkombëtar, transmeton Anadolu.

“Omani shpreh dënimin e tij për vendimin e qeverisë së Republikës së Kolumbisë për të njohur sovranitetin e Izraelit mbi Golanin e pushtuar sirian”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

“Vendimi përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe bie ndesh me rezolutat e legjitimitetit ndërkombëtar, ndër to Rezolutën 497 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1981”, shtoi ministria.

Omani rinovoi “qëndrimin e tij të vendosur se Golani është territor i pushtuar sirian” dhe pohoi mbështetjen e tij për “sovranitetin e Republikës Arabe Siriane mbi të gjithë territorin dhe unitetin e saj”.

Ministria u bëri thirrje të gjitha vendeve që t’i përmbahen Kartës së OKB-së, ligjit ndërkombëtar dhe rezolutave përkatëse të legjitimitetit ndërkombëtar.

Lartësitë e Golanit u pushtuan nga Izraeli gjatë luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1967.

OKB-ja vazhdon ta konsiderojë Golanin si territor sirian ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres muajin e kaluar përsëriti se pushtimi izraelit është “krejtësisht i papranueshëm”.

Related posts

Putin thotë se qendra e gazit natyror të Turqisë do të bëhet një ‘platformë tregtare elektronike’

Muhamet Ramadani

Lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia

Muhamet Ramadani

Erdoğan zhvillon bisedë me kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim

admin