RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Opinioni dhe media e kishin harruar: rikthimi i një emri krimi të viteve më parë në Shqipëri

opinioni-dhe-media-e-kishin-harruar:-rikthimi-i-nje-emri-krimi-te-viteve-me-pare-ne-shqiperi

U arrestua në Greqi si kreu i bandës së kokainës, kush është Lulzim Cakaj dhe bëmat e tij?

Është zbuluar emri i personazhit misterioz të arrestuar nga policia greke si kreu i grupit kriminal shqiptar pas trafikut të 84 kg kokainë nga Kolumbia përmes kërcejve plastikë të trëndafilave.

Është fjala për Lulzim Cakajn.

Siç raporton TCH, Caka mësohet se është arrestuar bashkë me të birin, në një vilë ku janë zbuluar dy kg kokainë, kimikate e pajisje paketimi të drogës, një pistoletë dhe një makinë luksoze.

Lulzim Caka rezulton person i shpallur në kërkim në Shqipëri, pasi është liruar në mënyrë të paligjshme nga burgu në vitin 2019, ku vuante dënim me 25 vjet burg për disa vrasje.

Ai është një ndër emrat më të njohur të drejtësisë shqiptare, në 30 vite demokraci. Caka njihet si “i tmerrshmi i Beratit” dhe akuzohet për shumë ngjarje kriminale mbi supet e tij.

Caka ishte i lirë prej vitit 2019 kur akuzohet se ka arritur të dalë nga burgu me letra të falsifikuara. Ai ndodhej në Greqi, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar. Shqipëria e kërkonte me Interpol, por gjykata greke e kishte konsideruar të gabuar kërkesën e Shqipërisë dhe nuk pranonte ta ekstradonte.

Banda kriminale e Lulzim Cakës veproi nga viti 1995 deri në 2000 në zonat e Beratit, Lushnjes dhe Fierit. Ai akuzohet për disa vrasje dhe ngjarje të tjera kriminale, dhe për këto ishte dënuar me 25 vite heqje lirie.

Caka së bashku me Loshin e Karbunarës, akuzohet se ishte njëri prej atentatorëve të dy shefave të krimit të Beratit dhe Kuçovës, tek Ura e Samaticës. Oficerët e policisë arritën të shpëtonin, por makina e tyre u dogj nga atentatorët.

Nëpërmjet një sharre, ai arriti të priste hekurat dhe të largohej nga qelia për t’u hakmarrë për përdhunimin dhe vrasjen e nënës së tij, Xhevries 56-vjeçare dhe vëllait Bardhoshit.

14 janar 2001

Dështon operacioni i policisë në fshatin Samaticë, vendlindjen e tij. Pas një sinjalizimi, policia rrethoi shtëpinë ku dyshohej se ishte fshehur i arratisuri, por një dekonspirim dështoi aksioni.

22 mars 2001

Vrau dy personat e dyshuar për vrasjen e vëllait, Valter Bega 21 vjeç dhe Maringlen Cami 22 vjeç. Pasi fiku dritat e të gjithë fshatit Samaticë, Caka qëlloi ndaj dy të rinjve të fiseve rivale.

23 qershor 2001

Akuzohet se vrau Arben Hoxhën, njërin prej pinjollëve të fisit në hasmëri të Hoxhajve.

24 dhjetor 2001

Arrestohet rastësisht në një operacion për emigrantët e paligjshëm në Foxhia të Italisë. Një sinjalizim anonim, i lajmëron policët italianë për rëndësinë e personit të arrestuar.

10 mars 2003

Përfundojnë procedurat e ekstradimit dhe mbërrin në Rinas. Duhej të kryejë dënimin prej 25 vitesh burgim.

30 korrik 2019

Judmir Shurdhi, drejtor i burgut të Lushnjes, u arrestua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Në pranga ka rënë edhe Llazar Mino, me detyrë kartelist pranë IEVP Lushnjë. Ata janë arrestuar për shkak se akuzohen se kanë liruar përpara kohe nga qelia të dënuarin Lulzim Caka.

Related posts

Krimi në një dasmë në Ferizaj, kush është polici që ekzekutoi me armë babanë e politikanit shqiptar

admin

Mes përshkallëzimit të konfliktit me Hezbollahun, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëron sulme në Bejrut

admin

Kanadaja liston Gardën Revolucionare të Iranit si një grup terrorist! Çfarë parashikon vendimi i shpallur nga ministri i Brendshëm

admin