RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Opozita bojkoton seancën për shkak të koeficientit, Konjufca iu thotë të mos e marrin mëditjen

opozita-bojkoton-seancen-per-shkak-te-koeficientit,-konjufca-iu-thote-te-mos-e-marrin-meditjen

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë kritikuar Qeverinë Kurti për caktimin e vlerës së koeficientit të pagave në 105 euro. Deputetë të Lidhjes Demokratike, Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e kanë lëshuar seancën e Kuvendit.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se shprehin zhgënjimin e tyre për këtë koeficient, të cilin e quajti një koeficient të mjerimit dhe se sipas tij, demotivon të gjithë të rinjtë e të rejat që duan të jenë pjesë e administratës.

“Si grup parlamentar kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që ta rishqyrtojë edhe njëherë këtë çështje, sepse e thellon edhe më shumë krizën tonë”, tha Tahiri.

Pasi konfirmuan largimin e tyre, Konjufca kërkoi që ata të mos i marrin mëditjet, për çka Tahiri pranoi.

Seancën e lëshuan edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, tha se koeficienti i pagave nuk adreson as për së afërmi çështjen e inflacionit.

“Kjo Qeveri që glorifikon krimin, që mbron korrupsionin e Martin Berishajt, që rrit tatimin ndaj qytetarëve dhe nuk merr asnjë masë që lehtëson jetën e qytetarëve të Kosovës, nuk mund të presësh që të ketë zgjidhje për punëtoritë e sektorit publik”, u shpreh Gashi.

Ndërsa deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, Qeverinë Kurti e ka quajtur qeveri të mashtrimeve.

“Nga këto veprime të Qeverisë keni ardhur në Qeveri me mashtrime. Po vazhdoni të mashtroni, ju nuk dini gjë tjetër, vetëm të mashtroni. A po ju vjen turp? Kur është miratuar për herë të parë me koeficient 129 keni qenë ju që nuk e keni përkrahë. Është dashur të ketë diskutim publik për atë koeficient por ju e keni mbajtur të fshehtë. Në këtë gjendje ekonomike dhe sociale nuk ju ndihmoni qytetarëve”, ka thënë Kadrijaj.

Related posts

Ligji hyn në fuqi, rriten pagat për të gjithë nga 6.8 euro

Muhamet Ramadani

Rama në Izrael: Do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet, përfshirë planin e paqes për Gazën të Trumpit

Irfan Jahiu

Paqeruajtësit e OKB-së raportojnë shkelje nga Izraeli pas incidentit me dron në Liban

admin