RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Opozita në Shqipëri në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

opozita-ne-shqiperi-ne-proteste,-kerkohet-doreheqja-e-rames

Nën sloganin “Shqipërisë i dalim zot”, opozita shqiptare mbajti protestën e katërt të thirrur nga Partia Demokratike (PD), që kur drejtimin e këtij subjekti e mori Sali Berisha.

Protesta vjen pas rastit “McGonigal”, ish-zyrtari i lartë i Byrosë Federale amerikane të Hetimit (FBI), i cili u arrestua edhe për lidhjet e dyshimta biznesi me politikanë nga Shqipëria.

Para qindra qytetarëve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë së Shqipërisë, përfaqësuesit e opozitës kërkuan largimin e kryeministrit, Edi Rama.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha se protesta e 11 shkurtit është dita e “siparit te revolucionit demokratik”, shkruan REL.

Një nga parullat e mbajtura nga një protestues në Tiranë.

“Rama jep dorëheqjen, pas aktit te pabesë ndaj aleates sonë më të madhe, SHBA-së. Duke korruptuar një zyrtar të FBI-së, ke kryer një akt të pashembullt, kjo është tradhtia më e ulët. Për shkakun e tij, Shqipëria shihet si një vend ku mafia pastron paratë e krimit, ai e ka kthyer vendin në Kolumbinë e Evropës. Revolucioni ynë nuk ndalet deri në largimin e Ramës”, tha Berisha.

Kur mbaroi fjalimin Berisha, protestuesit hodhën disa tymues drejt ndërtesës së Zyrës së Ramës, që u pasua me ndërhyrje të menjëhershme të Policisë.

Berisha tha se të hënën do të protestohet para Parlamentit, dhe më pas u largua nga sheshi drejt ndërtesës së Parlamentit.

Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se Rama e zëvendësoi integrimin evropian me “korruptimin ndërkombëtar”.

“Çdo qelizë e qeverisjes është e korruptuar, ndërsa qytetarë të shumë jetojnë në kufijtë e varfërisë. Me ne sot janë edhe punonjësit e administratës që frikësohen nga presionet politike. Numërimi mbrapsht për rrëzimin e Ramës ka filluar. Populli ka vendosur largimin e Ramës, ai është tashmë subjekt i drejtësisë, përgjegjës i shpopullimit të vendit”, tha Meta para protestuesve.

Mbi 1.000 forca të policisë mbikëqyrën protestën, duke krijuar një kordon para dhe përreth ndërtesës së Kryeministrisë.

Prani e shtuar e Policisë shqiptare pranë ndërtesës së Kryeministrisë.

Në rrugët kryesore pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Policia shqiptare ndaloi qarkullimin e mjeteve pas orës 10:00.

Protesta e opozitës nisi duke mbajtur një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi dhe në Siri.

Related posts

Tri vetura shpërthejnë në Stamboll

admin

SHBA merr masa shtesë për të mbështetur Iz’raelin

admin

Protestat masive në Bjellorusi, më shumë se 50.000 persona të arrestuar për arsye politike

admin