RTV AHIRETI
Lajme

Opozita sërish bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja

opozita-serish-ben-thirrje-per-doreheqjen-e-kryeministrit-dhe-shpalljen-e-zgjedhjeve-te-reja

Partitë opozitare PDK, LDK e AAK kanë ripërsëritur kërkesën e tyre që vendi të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Pas mbledhjes së kryesisë që u mbajt sot, përfaqësuesit e tri partive opozitare kërkuan shpërbërjen e Kuvendit dhe dorëheqjen e kryeministri Albin Kurti.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se shtatori duhet të gjej Kosovën me një kryeministër të ri.

Ai ka thënë se kanë mbetur edhe dy ditë “në dritaren kushtetuese” për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, ose në të kundërtën sipas tij, Qeveria duhet ta çojë mandatin në fund.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti është zgjidhja e vetme e këtij procesi politik.

“Sa i përket zgjedhjeve është vetëm një zgjidhje, zgjidhja është dorëheqja e kryeministrit. Pra kryeministri nëse dëshiron që të ketë zgjidhje dhe zgjedhje në të njëjtën kohë duhet ai ta ofrojë zgjidhjen, zgjidhja është dorëheqja dhe shkuarja e vendit në zgjedhje”, tha Gashi.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka shfrytëzuar takimin me krerët e PDK-së “për t’i negociuar kushtet e dorëzimit të tij”.

 

The post Opozita sërish bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Rashiq për rregulloren: Kemi ardhur në përfundim me Kurtin se kjo është periudhë tranziconi

admin

Zyrtarja e OBSH-së: lu’fta në Ga’za duhet të ndalet

admin

Clark: Serbia nuk do paqe dhe Kosova nuk do pavarësi të nënshtruar

RTI