RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Organizata të njohura kërkojnë shtimin e përpjekjeve të shpëtimit të jetëve në Mesdhe

organizata-te-njohura-kerkojne-shtimin-e-perpjekjeve-te-shpetimit-te-jeteve-ne-mesdhe

Organizatat e shpëtimit si ”SOS Mediterranee”, ”Mjekë pa kufij” (MSF) dhe ”Sea-Watch” bënë thirrje për më shumë përpjekje evropiane të kërkimit dhe shpëtimit detar në Mesdheun Qendror për të parandaluar që më shumë emigrantë të vdesin këtë verë, ndërsa përpiqen të arrijnë brigjet evropiane.

Brenda pesë ditëve, një anije e operuar nga MSF dhe një tjetër e marrë me qira nga ”SOS Mediterranee”, në partneritet me Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), shpëtuan 16 varka në fatkeqësi, thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

Një javë më parë, ”Sea-Watch 3” ishte gjithashtu në gjendje të shpëtonte pesë varka në fatkeqësi në det me 444 të mbijetuar.

”Pa praninë e aseteve civile të kërkimit dhe shpëtimit në Mesdheun Qendror, fëmijët, gratë dhe burrat e shpëtuar gjatë këtyre operacioneve shpëtimtare do të ishin lënë në fatin e tyre në ujërat ndërkombëtare jashtë Libisë, në rrugën më vdekjeprurëse të migrimit detar në botë që nga viti 2014”, thanë këto organizata.

”Shkëputja e kapaciteteve detare evropiane nga kërkim-shpëtimi si dhe vonesat në caktimin e një vendi sigurie për zbarkim kanë dëmtuar integritetin dhe kapacitetin e sistemit dhe për rrjedhojë aftësinë për të shpëtuar jetë”, shtohet në deklaratën e rastit.

Sipas OKB-së, 907 emigrantë janë raportuar të vdekur ose të zhdukur në Mesdhe vetëm këtë vit. /atsh

Related posts

Belgjika do të shkatërrojë 6 milionë vaksina të vjetruara kundër COVID-19

rezart morina

20 vjet nga trazirat e marsit, vëllezërit Ibrahimi kujtojnë lajmin për vdekjen e babait të tyre

RTI

Truqia shënon 570-vjetorin e çlirimit të Stambollit

admin