Njoftohet se janë neutralizuar tre terroristë në një sulm të kryer nga organizata terroriste DEASH ndaj një autokolone të grupeve terroriste të mbështetura nga Irani në provincën Deir ez-Zor në Sirinë lindore, transmeton Anadolu.
Sipas informacionit të marrë nga burime lokale, terroristët e DEASH-it i zunë pritë një kolonë grupesh terroriste të mbështetura nga Irani në jug të Deir ez-Zorit.
Ndërsa sulmi i nisur me armë të rënda u kthye në konflikt, tre terroristë të mbështetur nga Irani humbën jetën.
Prania e DAESH-it në rajon
DAESH, e cila humbi ndikimin e saj në Siri në një masë të madhe, po përpiqet të ruajë ekzistencën në formën e një celule në rajonin e shkretëtirës së njohur si “Badiye”, e cila mbulon pjesë të provincave Homs, Dera, Suveyda dhe Deir ez-Zor.
Herë pas here, organizata terroriste i shkakton humbje administratës së Bashar Al-Asadit dhe mbështetësve të saj me taktikën “godit dhe ik”.