RTV AHIRETI
KosovëLajmeRajon dhe Botë

OSBE dënon fuqishëm sulmet ndaj KFOR-it

osbe-denon-fuqishem-sulmet-ndaj-kfor-it

Rreth 25 ushtarë paqeruajtës të NATO-s që mbrojnë tri komuna në veri të Kosovës janë plagosur në përleshjet me protestuesit serbë, ndërsa presidenti i Serbisë e vendosi ushtrinë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka reaguar ndaj sulmeve të dhunshme të paprovokuara kundër KFOR-it.

“Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it. Dhuna kundër paqeruajtësve është e papranueshme. Qetësia duhet të rivendoset menjëherë”, shkroi OSBE në Twitter.

“Ne përsërisim thirrjen për shmangien e përshkallëzimit, zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës”, sipas deklaratës së OSBE-së.

“Ne dënojmë sulmet e fundit ndaj ekipeve të EULEX-it dhe medieve dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna dhe të krijojnë hapësirë për kthimin e dialogut si çështje urgjente”, shtoi organizata. /atsh

Related posts

Bashkëshortja e Julian Assange-it, pas komenteve të presidentit Biden: Gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur

admin

Zyrtari i lartë amerikan paralajmëron Serbinë: Shkaktimi i trazirave në veri nënkupton përballje me NATO-n

admin

Osmani i replikon Daçiqit, ia përmend Rusinë dhe Ukrainën

admin