Në Mal të Zi sot ka nisur takimi vjetor i krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të procesit të Bërdo Brionit.
Kosovën po e përfaqëson presidentja Vjosa Osmani e cila ka postuar disa fotografi krah homologut të saj shqiptar, Bajram Begaj.
“Sot në Tivat, me Presidetin Bajram Begaj, për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve tona simotra, në të mirë të qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, shkroi Osmani në Facebook.
The post Osmani e Begaj në Tivat për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve simotra first appeared on Radio Televizioni Iliria.