RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani e quan “qesharake” deklaratën e Konjufcës

osmani-e-quan-“qesharake”-deklaraten-e-konjufces

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur qesharake deklarimin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili ka thënë se mosinformimi i Presidencës për letrën që ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla e kishte dërguar në Këshillin e Evropës, kishte ndodhur paqëllimshëm “për shkak të largësisë”.

Në një përgjigje për Tëvë1, nga Presidenca është thënë se arsyetimi i kryetarit të Kuvendit është i paarsyeshëm, pasi siç thuhet në deklaratë ka pasur edhe raste të tjera kur dakordimet mes liderëve janë bërë përmes edhe përmes komunikimit në distancë.

“Është domosdoshmëri kushtetuese, në përputhje me nenin 84 që Qeveria ta kordinojë një veprim të tillë me udhëheqësen e politikës së jashtme, që sipas Kushtetutës sonë gjithnjë ka qenë dhe mbetet institucioni i Presidencës, e të thuhet që kjo në çfarëdo mënyre paska pas të bëj me largësinë, është diçka që nuk ka fare të bëj me realitetin dhe tregon që në njëfarë mënyre po tentohet ky moskoordinim për një çështje kaq kapitale të lihet si faj tek Presidenca që për që është vërtetë edhe shumë qesharake, sepse të gjitha institucionet e dinë shumë mirë që Presidentja e vendit ka qenë 24 orë të çdo dite të javës në komunikim me të gjithë për tema të rëndësisë kapitale sidomos në fushën e politikës së jashtme që janë brenda mandatit tim, e kjo absolutisht për mua është befasi tepër e madhe që kushdo qoftë ta thotë një gjë të tillë, mund të ketë qenë ndoshta një dezinformatë që është bartur tek Kryetari i Kuvendit, sepse me të si Kryetar i Kuvendit kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, asnjëherë nuk ndodhë që mos të koordinohemi për tema të rëndësishme, edhe kur jemi jashtë vendit…”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.

Të mërkurën Konjufca ka thënë se mosinformimi për presidenten ishte i paqëllimshëm pasi ishte në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kuvendi, Presidenca, unë e kam kuptuar këtë si një pamundësi që të njoftohet presidentja për çdo hollësi nga ana e Ministrisë së Jashtme, e kjo mua kam hamendësua që ka mundur me ndodh për shkak të vizitës që ajo e kishte në ShBA e për shkak të largësisë me siguri. Jo çdo hollësi e cila ndryshonte çdo minutë, në ditën e votimit të Këshillit të Ministrave për Këshill të Evropës mund të ndahet dhe koordinohet, pra unë nuk shoh mosvullnet nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme që të bëj diçka te qëllimshme kundër Presidentes. Ka qenë thjeshtë teknikisht një largësi e madhe gjë që ka pamundësi që ndryshimet çdo minutë që i ka bërë Qeveria e Kosovës, të arrijnë të krijojnë atmosferën që Kosova të hynte në agjendë, nuk ka mundur t’i ndaj të gjitha me Presidencën, dhe Presidenca e ka pas reagimin e saj”, ka thënë ai.

Related posts

Shefi i OKB-së falënderon Turqinë për ‘rolin e saj kyç’ në marrëveshjen e drithërave

admin

Borell fton ministrin palestinez dhe atë izraelit në takim urgjent të BE-së

rezart morina

Temperatura rekorde në Meksikë, qindra të vdekur

rezart morina