Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një intervistë për mediat kroate, ka thënë se është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia.
Për “Vecernji List”, Osmani tha se NATO dhe ushtria e Kosovës parandalojnë skenarët e presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
“Jam krenare për raportet me Kroacinë. Si president, jam e përfshirë në bashkëpunim me të gjitha institucionet e Kroacisë në mënyrë që t’i afrojmë njerëzit tanë, t’i largojmë barrierat në rrugën tonë drejt bashkëpunimit”, tha ajo.
Në versionin e shkurtuar që është publikuar në median kroate, thuhet se Osmani ka përjashtuar çdo skenar për “ndarjen e Kosovës” dhe se kjo sipas saj është hapje e “Kutisë së Pandorës”.