RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më heroike të luftës së UÇK-së për liri

osmani:-epopeja-e-dukagjinit-eshte-nje-nga-ngjarjet-me-heroike-te-luftes-se-uck-se-per-liri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Epopenë e Dukagjinit, për të cilën ka thënë se është një nga ngjarjet më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit.

Osmani përmes një deklarate, është shprehur se më 24 mars 1998 forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë sulmuan Gllogjanin, teksa familja Haradinaj me qëndresën heroike tregoi se liria ishte e panegociueshme.

“Dëshmorët Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj në këtë ditë ranë në altarin e lirisë, ndaj sot e përherë i kujtojmë me respekt, sikurse edhe të gjithë ata që luftuan dhe që përmbushën ëndrrën e brezave për shtet”, ka thënë presidentja.

Tutje, Osmani ka deklaruar se epopeja u zhvillua në të njëjtën ditë kur nisën bombardimet e NATO-s kundrejt caqeve të regjimit gjenocidal të Serbisë, ndaj ajo paraqet fillet e lirisë, vulën e së cilës ia dhanë veprimet ushtarake të Aleancës veri-Atlantike.

“Respekt dhe kujtim i përhershëm për të gjithë luftëtarët e UÇK-së dhe të gjithë miqtë tanë që mbështetën luftën tonë për liri dhe shtetndërtim!”, ka përfunduar ajo.

Related posts

Nevzad Lutfiu zgjedhet kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë

rezart morina

Borrell pret sot në takim Kurtin e Vuçiqin

admin

Bashkimi Evropian dhuron 1 miliard euro ndihmë për Ukrainën

admin