RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi, mbërrin avioni i fundit nga Pakistani me tenda për të prekurit nga tërmeti

turqi,-mberrin-avioni-i-fundit-nga-pakistani-me-tenda-per-te-prekurit-nga-termeti

Në qytetin Adana të Turqisë ateroi avioni i fundit që transporton tenda të dërguara nga Pakistani për të mbështetur punimet e kryera pas tërmeteve të ndodhura më 6 shkurt me epiqendër në Kahramanmaraş, transmeton Anadolu.

Avioni në fjalë është pjesë e “operacionit të fluturimit special” të Qeverisë së Pakistanit për dërgimin e 50 mijë tendave për të prekurit nga tërmetet, ndërsa në këtë avion i cili është i 36-ti dhe i fundit gjenden 1.342 tenda.

Tendat rezistente ndaj kushteve të dimrit dhe zjarrit që u shkarkuan nga avioni, u dërguan në rajonet e prekura nga tërmeti.

Edhe tendat e tjera të dërguara përmes korridorit ajror të krijuar mes dy vendeve për dërgimin e produkteve të ndihmës humanitare, kanë mbërritur në Turqi me fluturimet e kryera nga tre avionë (PAF) C-130 të Forcave Ajrore të Pakistanit, një PAF IL-78, tre mjete ajrore turke dhe nga tre fluturime charter nga Pakistan International Airlines (PIA).

Gjithashtu edhe ndihmat e tjera janë dërguar duke u ngarkuar në hapësirat boshe në avionët e Pakistan International Airlines (PIA) i cili kryen rregullisht udhëtimet drejt İstanbulit.

Related posts

Lufta në Ukrainë, Putin: Armiku po tërhiqet! Kievi, jo i gatshëm për të diskutuar territoret! Ideja e BE-së për asetet e ngrita tonat është një grabitje

admin

Komplot kundër Putinit? Kreu i Kremlinit ka rritur në mënyrë drastike masat e tij të sigurisë! Çfarë po ndodh në Rusi?

admin

I akuzuari për krime lufte, Dushko Arsiq, dënohet me 13 vjet burgim

admin