RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Erdogan mund ta bindë Vuçiqin që ta njohë pavarësinë e Kosovës

osmani:-erdogan-mund-ta-binde-vuciqin-qe-ta-njohe-pavaresine-e-kosoves

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, beson se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mund ta bindë Serbinë, që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kjo është thënë nga Osmani, gjatë një interviste për TRT World, ku kërkoi nga homologu turk që ta vizitojë Kosovën.

“Unë besoj që presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka rol të rëndësishëm te Vuçiqi që rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Përpos kësaj, presidentja Osmani tha se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe që Serbia nuk po i respekton një mori të marrëveshjeve të arritura.

“Erdogan mund ta bindë që t’i mbajë premtimet”, ka thënë Osmani.

Presidentja e Kosovës ka folur edhe për raportet e mira mes Kosovës dhe Turqisë.

“Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim në mes vete dhe kjo duhet të vazhdojë”, tha Osmani.

Related posts

Gjatë vizitës në Kroaci, Erdogan do të inaugurojë eko-xhaminë e parë në Ballkan

admin

Polonia ndalon importet e grurit ukrainas për të mbrojtur bujqit lokalë

Muhamet Ramadani

Franca “dënon fuqishëm” masat izraelite për të zgjeruar kontrollin mbi Bregun Perëndimor

Hevzi