RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani falënderon Blairin: Ju na shpëtuat nga shfarosja

osmani-falenderon-blairin:-ju-na-shpetuat-nga-shfarosja

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë ka falënderuar ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Tony Blait për rolin e tij në çlirimin e Kosovës.

Ajo ka thënë se Britania e Madhe me në krye Blairin, bashkë me forcat aleate të NATO-s e ka shpëtuar popullin e Kosovës “nga shfarosja e cila synohej nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit”.

“Bota demokratike do të kujtohet për here kumbimin e fjalive, citoj ‘kjo është thjeshtë gjëja e duhur për tu bërë’ , fjalë të thëna nga zotëri Blair 25 vjet më parë kur e ftonte botën demokratike t’i bashkëngjiteshin atij, për t’i ndaluar krimet e llahtarshme të regjimit të Millosheviçit në Kosovë. 25 vite më pas edhe çdo ditë nga ajo ditë, ne ju themi faleminderit, që përkundër sfidave ju orientuat kompasin e historisë në anën e vlerave që kanë përcaktuar kapitujt me të lavdishëm të historisë njerëzore”, ka thënë Osmani në konferencën e përbashkët me Blairin, duke shtuar se populli i Kosovës e vlerëson, respekton dhe do ta mbajë në zemër përherë për kontributin që Blair ka dhënë për Kosovën.

“Në vitet 99-ta, roli juaj si kryeministër britanik gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë ishte vendimtar, ndaj sikurse atëherë që ishit hero i popullit të Kosovës dhe hero i lirisë dhe i demokracisë, edhe sot jeni hero i paqes për vendimin e drejtë të asaj kohe … Suksesi i Republikës së Kosovës është dëshmi e angazhimit tuaj atëherë, dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe dëshmi se sa i rëndësishëm është partneriteti me aleatët tanë edhe sot dhe sa krucial është që ne të bëjmë hapa përpara”, ka theksuar Osmani.

Ajo ka thënë se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbetet një nga aleatet më të fuqishme të Kosovës.
“Kosova sot është një nga trashëgimitë tuaja më të suksesshme, është një nga mësimet se mbrojta e Paqes, e lirisë, e demokracisë, janë shtyllat e civilizimit dhe janë obligim i secilit në çfarëdo kohe”, është shprehur Osmani.

Related posts

Kryeministri australian kërkon përgjegjësi nga Izraeli për vrasjen e aktivistes humanitare në Gaza

admin6

Koreja e Veriut shpall fitoren në betejën kundër COVID

admin

Kurti: Mbi 7000 libra për luftën në Kosovë janë shkruar nga ndërkombëtarët

RTI