RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani flet pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në tensione, jemi të përgatitur për dialog

osmani-flet-pas-takimit-me-escobar-dhe-lajcak:-kosova-asnjehere-nuk-ka-kontribuar-ne-tensione,-jemi-te-pergatitur-per-dialog

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak.

Pas takimit me ta, Osmani në një postim në Facebook, ka shkruar se Kosova është palë konstruktive, e përgatitur dhe e angazhuar në procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë.

“Në takimin me të dërguarit e posaçëm Lajçak dhe Escobar shpreha përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët tanë, duke potencuar se angazhimi i vendit tonë në dialog është i bazuar në mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës, të cilat janë të paprekshme”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka theksuar se Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në tensione dhe është angazhuar vazhdimisht për paqe dhe stabilitet si dhe për zgjidhje evropiane.

“Vendi ynë është i ndërtuar mbi parimin e një shoqërie multietnike ku të gjithë kanë të drejta të barabarta, pa dallim etnie”, ka shkruar Osmani.

Related posts

“Të ndryshojë mënyrën se si flet për gratë”- Aleatët e Trump këshilla ish-presidentit të vetëpërmbahet gjatë debatit me Harris: Fokus duhet të jenë politikat

admin

Pushtimi i BE-së me refugjatë nga Ballkani

admin

7 vatra zjarri aktive në Shqipëri

RTI