RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani fton shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën

osmani-fton-shtetet-mosnjohese-qe-ta-njohin-kosoven

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë një gjë të tillë.

Ajo këtë e ka thënë në fjalimin e saj në fjalimin e saj në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

“Dua të shfrytëzoj këtë rast t’u bëj thirrje shteteve miqësore nëpër botë të qëndrojnë me Kosovën, e për ato që nuk e kanë njohur shtetësinë dhe institucionet demokratike të Kosovës t’i bashkohen shumicës së shteteve të botës e ta bëjnë këtë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se Kosova është shtet me demokraci të fuqishme.

Ajo ka falënderuar të gjitha shtetet që ndihmuan në lirinë e Kosovës dhe ndaljen e gjenocidit.

Related posts

Aktivistë raportojnë për helmime të reja në shkollat për vajza në Iran

admin

Gjermania kërkon zgjidhje paqësore të konfliktit me Iranin

Muhamet Ramadani

OKB diskuton draft rezolutën për të shpallur 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare në Kujtim të viktimave të Srebrenicës

admin