RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Gjermania mbetet aleatja kyç

osmani:-gjermania-mbetet-aleatja-kyc

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se Gjermania mbështet aleatja kyçe për rrugëtimin euroatlantik, e edhe për çështje të sigurisë dhe ekonomisë.

Osmani të martën mbërriti në Gjermani, nga ku tha se me ministren e Jashtme, Annalena Baerbock, rikonfirmuan “partneritetin e fortë”.

“Me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, rikonfirmuam partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euroatlantik si dhe për çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike, ndaj puna jonë e përbashkët është rruga që shpie drejt sukseseve”, ka thënë Osmani në Facebook.

Osmani ka njoftuar se do të takohet edhe me presidentin gjerman, Frank Walter-Steinmeier.

Related posts

Lufta në Gaza/ SHBA: Ka të dhëna të arsyeshme se Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar

admin

Politikani musliman me prejardhje pakistaneze ‘kryeministër i Skocisë’

admin

Ndërhyrja e NATO-s në Serbi/ Presidentja Osmani: 25 vjet më parë filloi shpëtimi i Kosovës nga shfarosja

admin