RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani kërkon hetim rigoroz ndaj të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

osmani-kerkon-hetim-rigoroz-ndaj-te-dyshuarve-per-dhunimin-e-11-vjecares-ne-prishtine

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar një hetim rigoroz ndaj pesë të dyshuarve për dhunimin e të miturës 11-vjeçare në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo u shpreh se ligji duhet të jetë i ashpër me secilin keqbërës e posaçërisht në raste kur cak të dhunimit janë fëmijët.

“Dhunimi seksual sikurse edhe të gjitha format e dhunës ndaj vajzave e grave përbëjnë kërcënim për të gjithë dhe shpërfaqin një plagë serioze në shoqërinë tonë. Prandaj kryesit e këtyre veprave duhet të marrin përgjigjen e duhur dhe të menjëhershme nga organet e drejtësisë. Ne nuk duhet të lejojmë që vendi ynë të jetë i pasigurt për vajza e gra”, thuhet ndër tjerash në postim.

Po ashtu, Osmani tha se për vite me radhë ka pasur mostrajtim të barabartë të jetës së grave dhe burrave dhe se kjo “ka inkurajuar keqbërësit e dhunuesit”.

“Prandaj, kërkoj nga organet e drejtësisë që ta eliminojnë në tërësi seksizmin dhe pabarazinë në vendimet gjyqësore si dhe nga institucionet e sigurisë që të rrisin nivelin e mbrojtjes për vajzat e gratë që janë viktima të dhunës. Është koha poashtu, që të procedojmë me ndryshime legjislative që ashpërsojnë edhe më tej dënimet ndaj dhunuesve. Është përgjegjësi e jona kolektive të kujdesemi që të gjithë fëmijëve t’u garantojmë fëmijëri të dinjitetshme dhe të eliminojmë dhunën mbi baza gjinore”, shkroi ndër tjerash ajo. /teve1

Related posts

Serbia i quan vendimet e Qeverisë së Kosovës “thirrje për konflikt të madh”

admin

Pentagoni: SHBA fillon ndërtimin e skelës në brigjet e Gazës

rezart morina

Vriten 7 palestinezë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

admin