RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Kurtit i janë propozuar dokumente dhe versione të tmerrshme në Ohër, BE-ja po inkurajon Serbinë që të prodhojë krizë

osmani:-kurtit-i-jane-propozuar-dokumente-dhe-versione-te-tmerrshme-ne-oher,-be-ja-po-inkurajon-serbine-qe-te-prodhoje-krize

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se ka pasur takime të vazhdueshme me kryeministrin Albin Kurti, sa i përket takimit në Ohër.

Osmani tha se Kurtit i janë propozuar dokumente të tmerrshme, që sipas saj Kosova ka bërë mirë që nuk i ka pranuar.

“Me kryeministrin jemi takuar siç takohemi gjithnjë, edhe para takimit të kryeministrit në Bruksel edhe pas kthimit jemi takuar dhe kemi diskutuar në detaje para se të shkoj në Ohër. Jemi konsultuar edhe gjatë takimeve në Ohër, dhe jemi takuar edhe pasi ka përfunduar dakordimi në Ohër ku jemi njoftuar në detaje jo vetëm për dokumentet dhe versionet e ndryshme që kanë qenë para kryeministrit dhe delegacionit të Kosovës dhe më duhet të them se këto janë versione të tmerrshme të cilat Republika e Kosovës ka bërë mirë që nuk i ka pranuar pavarësisht presioneve jashtëzakonisht të padrejta që e kane trajtuar Kosovën në mënyrë shumë të pabarabartë në raport me palën tjetër”, ka thënë Osmani.

Lexo po ashtu:
Osmani flet për takimin në Ohër: Serbia tregoi se nuk do ta respektojë marrëveshjen, faktori ndërkombëtar ta penalizojë
Osmani flet për takimin në Ohër: Serbia tregoi se nuk do ta respektojë marrëveshjen, faktori ndërkombëtar ta penalizojë
Reklama
Këto komente Osmani i bëri gjatë vizitës në Klinikën e Gjinekologjisë. Presidentja shtoi se për të janë të papranueshme iniciativat e tilla nga faktori ndërkombëtar.

“Nganjëherë për mua si presidente është vështirë të besoj që dikush nga komuniteti ndërkombëtar e merr një iniciativë të tillë që të propozoj gjëra të tilla që e vendos vetëm njërën palë në një pozitë kaq të pabarabartë”, tha Osmani.

Ajo shtoi se aneksi për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ka shumë paqartësi.

“Aneksi ka lënë shumë gjëra të paqartësuara. Është dashur të paraqes në detaje si do të zbatohen edhe pikat tjera, si do të jenë penalizimet pastaj për moszbatim ta zëmë të nenit 4 nga ane Serbisë e shumë gjëra të tjera. BE-ja e ka toleruar refuzimin e vazhdueshëm të Serbisë, që mendoj si qasje po e rrezikon procesin e dialogut dhe paqen në rajon, sepse po e inkurajon Serbinë në njëfarë mënyre që të prodhoj krizë pas krize”, tha Osmani. /

Related posts

Irak, kleriku shiit al-Sadr hyn në grevë urie pas dhunës vdekjeprurëse

admin

Vrasja e Agonis Tetaj, Shaban Gogaj edhe në rigjykim dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim

RTI

Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq

rezart morina