RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Lavdi atyre që dhanë jetën, Kosova do vazhdojë të ecë përpara

osmani:-lavdi-atyre-qe-dhane-jeten,-kosova-do-vazhdoje-te-ece-perpara

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë, ka kujtuar edhe një herë ish-presidentin, Ibrahim Rugova, familjen Jashari, e të gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas mbledhjes solemne të Qeverisë, Osmani tha se për kundër sfidave e rënies së shumë dëshmorëve, Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, pa bërë asnjë hap prapa.

“Dua t’i uroj të gjithë qytetarët e Kosovës, sepse gjithsecili prej tyre ka dhënë një kontribut të çmuar që sot ne ta gëzojmë shtetin tonë, por në veçanti dua t’i kujtoj të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre që ne sot të jetojmë të lirë. Ata dhanë jetën e tyre, të gjithë dëshmorët e kombit e të gjithë martirët e Republikës sonë. Në këtë ditë sërish e kujtojmë vizionin e arkitektit të Pavarësisë, presidentin, Ibrahim Rugova dhe sakrificën e pashembullt, trimërinë e guximin e familjes Jashari dhe gjithë ushtarëve të UÇK-së, në krye me kryekomandatin legjendar, Adem Jashari. Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për Kosovën, që sot e gëzojmë, e festojmë dhe i cili do të vazhdojë të ecë përpara pa bërë asnjëherë hapa prapa”, deklaroi Osmani në një prononcim të shkurtër për media.

Kosova feston sot 16-vjetorin e pavarësisë. Ky përvjetor do të përcillet me shumë aktivitete. Krerët e shtetit do të bëjnë ngritjen e flamurit, do bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz./

Related posts

Policia belge ndalon shtatë të dyshuar për planifikim të sulmit terrorist

admin

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë mbi 200 të burgosur – VIDEO

rezart morina

Putin mbërrin në Mongoli, anëtare e GJNP-së, pavarësisht urdhrit të arrestit

RTI