RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Malta gjithnjë për krah Kosovës në përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

osmani:-malta-gjithnje-per-krah-kosoves-ne-perpjekjet-per-anetaresim-ne-organizata-nderkombetare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ka qenë kënaqësi diskutimi me ministrin për Punët e Jashtme, Evropë dhe për Tregtinë të Maltës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ian Borg.

Osmani tha se me Borg diskutuan për thellim të bashkëpunimit mes të dyja vendeve, derisa theksoi se Malta gjithnjë vazhdon të jetë për krah Kosovës në përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Mirë se vini në Kosovë, ministër Borg! Malta, si gjithnjë, vazhdon të jetë përkrah Kosovës në përpjekjet tona për anëtarësim të plotë në organizata ndërkombëtare. Kënaqësi të diskutojmë edhe për prioritetet e Maltës si kryesues të OSBE-së, si dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona”, tha më tej Osmani.

Related posts

Rama takon Macron, diskutim mbi rajonin në sfondin e konfliktit në Ukrainë

admin

Gazetari izraelit Gideon Levy: Okupimi nuk do të përfundojë derisa Izraeli të fillojë të paguajë çmimin

rezart morina

Komunat i kërkojnë ministrit Krasniqi krijimin e kushteve më të mira për bizneset

RTI