RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë

osmani-mandaton-glauk-konjufcen-per-formimin-e-qeverise

Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Ashtu si mandatari i parë, edhe Konjufca ka afat prej 15 ditësh për të siguruar votimin e kabinetit në Kuvend.

“Nuk kemi propozim tjetër, përveç propozimit që ka ardhur nga partia e parë për ta mandatuar z. Konjufca. Kam mandatuar z. Konjufca si kandidat tjetër për kryeministër”, tha Osmani.

Presidentja sqaroi se nuk ka pasur propozim nga partitë tjera për mandatar.

“Në zyren time nuk kërkohet garancë për krijimin e Qeverisë, por kërkohen gjasa”, shtoi Osmani.

Ajo theksoi se veprimet e saj janë të orientuara nga mbrojtja e stabilitetit kushtetues, forcimi i institucioneve demokratike dhe mirëqenia e qytetarëve.

“Të gjitha veprimet që po ndërmarr janë vetëm në funksion të mbrojtjes së stabilitetit kushtetues, të forcimit të institucioneve demokratike dhe sigurimit të mirëqenies së qytetarëve tanë”, tha Osmani.

Në përputhje me Kushtetutën dhe praktikën e Gjykatës Kushtetuese, Osmani theksoi vendimin e saj.

“Në përputhje me Kushtetutën dhe me të gjitha aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, kam mandatuar z. Glauk Konjufca si kandidat tjetër për kryeministër, ashtu siç qartë e kërkon dhe e përcakton neni 95, pika 4, si edhe vetë praktika e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi presidentja në konferencë për media.

Pas mandatimit, Konjufca ka 15 ditë kohë për të paraqitur para Kuvendit kabinetin e ri qeveritar, i cili duhet të marrë të paktën 61 vota për të formuar qeverinë.

Related posts

Edhe një medalje olimpike për Kosovën, Laura Fazliu e bronztë

admin

Fondi për të Drejtën Humanitare: Gjykimi në mungesë, kthesë e re në procedimin e rasteve të krimeve të luftës

admin

Prishtina “ashpërson” ligjet për të huajt! Makinat me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë pa autorizim më shumë se tre muaj. Kush nuk ka dokumente të Kosovës…

admin