RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Masakra e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër, dëshmi e dhimbshme që ende nuk ka drejtësi për viktimat

osmani:-masakra-e-poklekut-dhe-cikatoves-se-vjeter,-deshmi-e-dhimbshme-qe-ende-nuk-ka-drejtesi-per-viktimat

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se sot është prej ditëve më të trishta të përkujtimit të viktimave të luftës në Kosovë.

Ajo ka thënë se masakra e Poklekut dhe ajo e Çikatovës së Vjetër janë edhe dëshmi e dhimbshme se si akoma nuk ka drejtësi për viktimat.

“Këtu në Poklek ka ngjarë një holokaust i vërtetë. Siç edhe e dini, diku 54 anëtarë të familjeve Muqolli, Elshani dhe të tjerë, kryesisht gra dhe fëmijë, në fakt shumica e tyre fëmijë fillimisht janë ekzektuar pastaj janë djegur dy herë në mënyrë që të eliminohen gjurmët e këtij krimi të llahtarshëm të forcave serbe në Kosovë. Kjo është një ndër dëshmitë më të fuqishme se regjimi serb kishte për qëllim shfarosjen e popullit tonë dhe kishte për qëllim që asnjë shqiptarë të mos mbrtet në tokën e Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka shtuar se kjo masakër, ashtu si edhe ajo në Çikatovë të Vjetër dëshmojnë egërsinë e këtij regjimi.

“Njëkohësisht janë edhe dëshmi e dhimbshme se si akoma nuk ka drejtësi për të gjitha këto viktima të popullit tonë. Personat që e kanë urdhëruar masakrën në Poklek, dihen me emër dhe mbiemër. Për ta janë mbledhur prova, por për fat të keq regjimi i sotëm në Serbi nuk po vendos drejtësi. Dhe ata që urdhëruan këto masakra po shpërblehen me pozicione edhe më të larta në Policinë e Serbisë”, ka thënë Osmani, duke shtuar se ende po vazhdon mendësia e mohimit të këtij gjenocidi”, tha Osmani.

Related posts

Në Ambasadën e Shqipërisë, Kurti uron 28 Nëntorin

admin6

Altun bën thirrje për luftë globale kundër organizatës terroriste FETO – VIDEO

admin

Meloni: Ka nevojë për një Evropë më të guximshme

admin