Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e kryer 24 vite më parë ndaj familjeve Duriqi, Bogujevci, Llugaliu dhe Gashi në Podujevë.
Osmani ka thënë se kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Në deklaratën e Osmani thuhet se masakra u krye nga grupi paramilitar serb Scorpions
“24 vjet më parë, grupi paramilitar serb Scorpions, vrau 19 anëtarë të familjeve Duriqi, Bogujevci, Llugaliu dhe Gashi, kryesisht gra e fëmijë. Motivi i vetëm i tyre ishte se ata ishin shqiptarë. Po atë ditë, serbët kryen masakra edhe në vende të tjera të Kosovës duke dëshmuar se synim i vetëm i tyre ishte krijimi i tokës së djegur, nëpërmjet vrasjeve, masakrimit, zhdukjes së civilëve shqiptare dhe depërtimit të të tjerëve. Kjo masakër, sikur edhe të tjerat, është dëshmi e gjenocidit të kryer ndaj nesh. Sot, në 24-vjetorin e vrasjes, ne i kujtojmë më dhimbje viktimat e këtij terrori dhe i përkulemi kujtimit për ta”, thuhet në deklaratën e Osmanit.