RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Me SHBA-në të përgatisim draftin e Statutit për Asociacionin

osmani:-me-shba-ne-te-pergatisim-draftin-e-statutit-per-asociacionin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova duhet që së bashku me Shtetet e Bashkuara të përgatisë draftin për Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Osmani tha se Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve – që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë vitit – nuk “është perfekte” për Kosovën, por është obligim ndërkombëtar.

Ajo tha se ende ka dyshime se si mund të zbatohen në praktikë disa pjesë të saj, duke përmendur nenin 7 dhe 10. Neni 7 flet për sigurimin e një niveli të duhur të vetëmanxhimit për komunitetin serb, në përputhje me marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut. Ndërkaq, neni tjetër kërkon që palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, përfshirë atë për Asociacionin.

“Mendoj që zgjidhja është si vijon: Ne duhet të ulemi me SHBA-në, të përgatisim draftin tonë, draftin e Republikës së Kosovës. Fillimisht [vetëm me SHBA-në], unë mendoj se kështu është zgjidhja, të ulemi me partnerët tanë në SHBA, të prezantojmë para sekretarit amerikan të Shtetit [Antony Blinken] draftin tonë, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me letrën [e ish-shefes së diplomacisë së BE-së, Federica] Mogherinit që garanton se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan në opinionin [e shkruar] nga [këshilltari i lartë i DASH-it, Derek] Chollet dhe [i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel] Escobar që sqarojnë që një trup i tillë do të jetë një trup koordinues, pa kompetenca ekzekutive”, tha Osmani në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës.

E për situatën në veri të vendit, tani pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, kanë reaguar vendet e BE-së, si dhe SHBA-ja.

Lidhur me deklarimet nga Brukseli zyrtar, e para u shpreh se derisa sulmet e tilla tentohen të vendosen në suazën e barazimit të palëve mendoj që fare nuk e ndihmon situatën, përkundrazi, inkurajon ata që kanë përdorur dhunë të përsërisin atë veprim.

“Kam paralajmëruar n një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, javë përpara se të ndodhtë ky sulm, në fillim të shtatorit, dhe tani shpresoj shumë që partnerët tanë ta marrin parasysh faktin që nëse veprimet në raport me Serbinë nuk janë të qarta, atëherë kjo do të inkurajojë edhe strukturat shtetërore serbe që të vazhdojnë me destabilizimin e rajonit, por edhe strukturat kriminale që të rrisin dhunën edhe ndaj qytetarëve, që jetojnë në veri, por edhe kundër strukturave tona të sigurisë, si dhe kundër NATO-s”, deklaroi Osmani.

E për kërkesën nga qarqet e BE-së që Kosova të përmbahet nga veprimet e mëtejme, presidentja Osmani bëri pyetje se “nga çka të përmbahet Kosova, nga vetëmbrojtja?”, derisa sqaroi se djemtë e vajzat tona e mbrojnë sovranitetin e vendit e mbrojnë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie dhe kufijtë e vendit tonë.

“Qe 12 vjet dialog , pavarësisht që Kosova vazhdimisht ka zbatuar marrëveshjet, Serbia nuk i ka zbatuar mbi 50% të atyre dhe ka rritur intensitetin e dhunës. Pavarësisht se ka premtuar se do t’i shuaj të gjitha strukturat e sigurisë, ja tani ato po kryejnë sulme terroriste ndaj qytetarëve tanë dhe në qoftë se tani thuhet: ‘Të dyja palët’, ky do të ishte një inkurajim për Serbinë. Por ne do ta gjemë rrugën përpara, bashke me partnerët tanë. Në këtë rrugë me sfida tejet të rënda neve na duhen ata në krah, sepse kjo është garanca e suksesit”.

Ndërsa për sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, Osmani tha se është një qasje totalisht e pabalancuar e cila e dëmton rëndë dialogun, sepse në çdo proces ndërmjetësimi, parimi bazik është ai i barazisë ndërmjet palëve, parim i cili është paraparë edhe në Marrëveshjen e Brukselit dhe në Aneksin e Ohrit.

“Mirëpo, në qoftë se vazhdohet me këtë qasje të pabalancuar, ku Kosova duhet të vuajë masat e vëna nga BE për shkak të një veprimi, i cili ka qenë brenda territorit, Policia e Kosovës nuk ka përdorur dhunë, thjeshtë, ka kryer një detyrë të saj kushtetuese, gjë që, si presidente e vendit mendoj se është dashur të koordinohet me partnerët tanë në mënyrë që të jetë shumë më i suksesshëm, që të mos lëndohet besimi, por megjithatë është veprim brenda territorit tonë, në përputhje me Kushtetutën tonë. Veprim që nuk krahasohet me veprimet e Serbisë ndaj nesh, që është akt agresioni, akt që ka marrë përmasa tragjike, kështu që ajo që dua të them është se secili shtet, anëtar të BE-së, e aleati tjetër SHBA, i kanë procedurat e veta për konfirmimin e informatave, sa i përket situatës në veri dhe ne presim që ndaj Serbisë të ketë masa jashtëzakonisht të ashpra, sepse ky është një akt jo vetëm kundër Kosovës, por një akt që destabilizon në tërësi rajonin dhe akt kundër vetë prezencës së NATO-s”, tha presidentja Osmani, derisa shtoi se masat e vëna kundër Kosovës duhet të hiqen për faktin e thjeshtë se janë plotësuar kërkesat që i kanë vënë Kosovës dhe nuk ka arsye që qytetarët e tanë të ndëshkohen më.

E për zgjedhjet në veri të vendit, presidentja e vendit bëri të ditur se nuk ka mospajtim me ndërkombëtarët nëpërmjet peticionit, derisa metoda e preferuar e tyre është me dorëheqje, por preferenca është çështje tjetër, “mirëpo mundësitë janë aty , dy parashihen me ligjin tonë dhe që të dyja kanë qenë të përkrahur nga partnerët tanë si mundësi për organizmin e zgjedhjeve të reja. Kjo mbetet në dëshirën e qytetarëve serbë atje, nëse duan zgjedhje të reja leë të urdhërojnë, mundësitë ligjore i kanë”, ndërsa sqaroi se përmes peticionit është mënyra më e mirë, sepse, sipas saj, do të mund të siguroheshin se serbët do të marrin pjesë në zgjedhje dhe që vetë procedura fillon nga ata, buron nga ata, nëpërmjet kërkesës të 20 përqindëshit të popullatës.

Related posts

Palestinë: Këtu janë zhvillimet kryesore gjatë natës

admin

Erdoğan bisedë telefonike me Zelenskyy-n, trajtohen tërmetet në Turqi dhe zhvillimet rreth luftës Rusi-Ukrainë

admin

Osmani merr ftesë për ta vizituar Izraelin

rezart morina